Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje çiftin e të moshuarve mbrëmë në Maliq. Sotir Nikolla 63 vjeç, banues në Elbasan mbrëmë në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vloçisht duke drejtuar mjetin tip “Benz” aksidentoi me pasojë vdekjen Sajmir Shahollin 70 vjeç dhe Vjollca Shahollin 63 vjeçe, banues në fshatin Voskop (lexo këtu).
Report Tv mësoi se këmbësorët po ecnin në anë të rrugës kur u përplasën nga makina. Goditja ka rezultuar fatale për dy bashkëshortët. Edhe pse janë transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Korçës, burrë e grua kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda. Këtë vit kanë humbur jetën nga aksidentet një numër i lartë personash./a.meta