• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Malindi në kërkim për 137 kg kokainë/ Akuzat e babait avokat: Djali do dorëzohet pasi të dalë e vërteta

by Java News
24/10/2019 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg në mungesë për biznesmenin Gentian Malindi i akuzuar për sasinë prej 137 kg kokainë që u nis nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë. Avokati, që është edhe babai i tij, Ilir Malindi pas përfundimit të seancës në një prononcim për mediat lëshoi akuza të forta për sistemin e drejtësisë dhe qeverinë, ndërsa deklaroi se pasi të dalë e vërteta, që djali i tij nuk është i përfshirë, atëherë do të bëjë dorëzimin e tij.

Ai tha se procesverbali i deklarimeve të Ardian Begës, që është njëri nga dy të arrestuarit është falsifikuar, pasi sipas Malindit, pavarësisht se është marrë në pyetje në të njëjtën orë dhe datë nga prokurori dhe OPGj-ja në prani të avokatëve, dëshmitë që janë zbardhur kanë qenë të ndryshme. I pyetur për faktin që djali tij, sipas deklarimeve të të arrestuarve i mori me makinë pasi morën çantën nga kontenieri, ai tha se “Historia është, që Alket Muslymaka cdo ditë mbledh hekura, doli gjeti një çantë dhe i grumbulloi, iu lut tim biri ti marrin, shkoi edhe Bega për të marrë thesin me hekura” tha ai.

Më 19 gusht 2019 kontenierët mbërritën nga Ekuadori, tranzit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare. Pasi kontenierët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit. Pas tre ditëve lundrim në det katër kontenierët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës prekën tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në orën 21:24 minuta.

Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë atje për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontenierët. Sipas grupit hetimorë ata kanë hapur vetëm kontenierin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar. Gentian Malindi, me origjinë nga Skrapari dhe banim në Durrës, djali i avokatit të njohur Ilir Malindi, është pronar i një kompanie për tregtiimin e produkteve të detit, i arrestuar më herët me lëndë narkotike (në vitin 2013). I arrestuari Mislihaka ishte pastrues në anijen e peshkimit të Gentian Malindit, “Eniwej”, dhe kishte leje dhe akses për tu futur në portin e Durrësit.

g.kosovari

Next Post
Reforma Zgjedhore, Hajdari: Nuk votojmë asgjë nëse nuk merret parasysh ndryshimi i sistemit

Reforma Zgjedhore, Hajdari: Nuk votojmë asgjë nëse nuk merret parasysh ndryshimi i sistemit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In