• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mali i Zi ka problem veç kufirit me Kosovën edhe me serbët e kroatët

by Java News
13/02/2018 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shënjimi i vijës kufitare të Malit të Zi me Kroacinë dhe Kosovën nuk mund të jenë pengesa në rrugën drejt Bashkimit Evropian sepse ka kohë të mjaftueshme që çështjet e kufirit të zgjidhen, ka vlerësuar ish-shefi i diplomacisë malazeze, Branko Lukovac.

Në Strategjinë e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor thuhet ne menyre specifike se në BE nuk mund të hyjnë shtetet që kanë të pazgjidhura çështjet e kufijve, dhe të njëjtën e kanë thënë edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean Calude Juncker dhe komisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn gjatë prezantimit të Strategjisë së BE-së, shkruan e përditshmja malazeze “Vijesti”, transmeton Koha.net.

Mali i Zi ende e ka të pazgjidhur edhe çështjen e kufirit me Kroacinë, në Prevllakë, sikurse edhe kufirin me Kosovën, ndërsa as me Serbinë nuk ka të nënshkruar një marrëveshje për shënjimin e vijës kufitare.

Lukovac, duke folur për mosmarrëveshjen për Prevllakën, siç transmeton Koha.net, ka përkujtuar se në dhjetorin e vitit 2002 është arritur në zgjidhje e përkohshme, e cila, siç thotë ai, për më shumë se 15 vjet nuk sjell asnjë problem.

Përveç kësaj, kujton Lukovac, midis qeverive të Malit të Zi dhe Kroacisë, u ra dakord në 2008 se në qoftë se mes dy organeve kompetente të dy vende dështohet të arrihet një marrëveshje mbi zgjidhjen përfundimtare, Mali i Zi dhe Kroacia do t’ia lënë këtë vendim Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Mali i Zi, nga shtetet fqinje, e ka të zgjidhur çështjen e kufirit vetëm me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Kufiri me Malin e Zi është zgjidhur me protokollin e Firences më 26 korrik të vitit 1926 kur është definuar kufiri, ndërsa më 2009 është nënshkruar një Marrëveshje për Ripërtëritjen e Pikave Kufitare mes dy vendeve dhe ky kufi është përcaktuar plotësisht, shkruan e përditshmja malazeze “Vijesti”.

Marrëveshja me Bosnjën e Hercegovinën është nënshkruar më 2015 dhe pjesë e forcave politike atje kanë kërkuar që Sutorina t’i takojë Bosnjës, megjithatë kjo kërkesë nuk e pati shumicën e nevojshme.

Mali i Zi nuk mund t’i vuajë pasojat nëse BE e paralajmëron Kosovën
Kur flasim për kufirin me Kosovën, Parlamenti në Prishtinë ka një kohë të gjatë që po e vonon ratifikimin e demarkacionit kufitar me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

Lukovac thotë se sipas shumë vlerësimeve, ratifikimi po vonon për shkak të kontradiktave dhe mospajtimeve të mëdha të forcave politike në Kosovë.

“Organeve shtetërore të Kosovës, në lidhje me këtë temë, disa herë u janë dërguar paralajmërime nga pala e BE-së, dhe kështu, Mali i Zi në asnjë mënyrë nuk mund t’i vuajë pasojat në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE për shkak të vonimit të ratifikimit të Marrëveshjes si pasojë e procese të brendshme në Kosovë”, thotë Lukovac dhe shton se pret që bllokada aktuale të kapërcehet në muajt e ardhshëm në mënyrë Marrëveshja e kufirit të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës. (b.an)

Next Post
Bashkia Tiranë marrëveshje me agjencinë e ujësjellës-kanalizimeve, Veliaj: Rrisim investimet

Bashkia Tiranë marrëveshje me agjencinë e ujësjellës-kanalizimeve, Veliaj: Rrisim investimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In