• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mali me plehra buzë detit, lufta e Greqisë për një nga burimet kryesore ekonomike

by Java News
27/03/2019 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është një nga ditët e para të pranverës në Epanomi, një qytet bregdetar në afërsi të Selanikut. Në plazhin katër kilometra të gjatë të Potamos, ka pak turistë. Në verë këtu vijnë mijëra vetë, që lenë pas plehërat. Jo vetëm këtu, por në të gjitha plazhet e Greqisë qeset plastike, kupat e kafesë, dozat e birrës dhe bishtat e cigareve janë kthyer në problem serioz. “Tani është ende pastër”, thotë një peshkatar që vjen këtu rregullisht. “Por po të vini në verë. Nuk ke ku të shkosh që të shpëtosh nga plehërat.”

Shumë njerëz në Greqi duan të luftojnë kundër ndotjes. Kudo persona privatë organizojnë aksione për pastrimin e plazhit, edhe këtu në Potamos. Rreth 50 vetë u mblodhën javën e kaluar për të çliruar plazhin nga plehërat. “Shteti dhe komunat nuk kujdeset për problemin e plehërave. Ka shumë paka kazane plehërash dhe shpesh ato nuk zbrazen”, thotë një nënë që vjen këtu me fëmijët.

Patriotizëm me faktor të qëndrueshëm

Gjithnjë e më shumë njerëz në Greqi duan të marrin pjesë aktive në mbrojtje të natyrës. Për këtë ata ndihmojnë një trend të ri që ka konjukturë të madhe në mediat sociale. Me hashtagun si #beachcleanup ose #trashtag shumë njerëz bëjnë publike punën që ata bëjnë kundër ndotjes së ambientit. Mes tyre bëjnë pjesë edhe Marios dhe Kristina Bacharis. Ata janë organizatorët e të ashtuquajturës Beachcleanings në Epanomi. Marios ka lindur në Berlin nga prindër grekë. Që prej dy vjetësh ai, gruaja dhe fëmijët jetojnë në Selanik. Atij i pëlqen të jetojë në atdheun e prindërve të tij. Por pikërisht mungesa e vetëdijes për ambientin e shqetëson: “Shumë vetë këtu ndihen rehat. Unë mendoj se njerëzit presin shumë prej shtetit, dhe nuk janë të gatshëm të bëjnë vetë diçka. Njeriu do që ambienti të jetë i bukur. Por kurrkush nuk mundohet për të. Ajo që duhet të ndodhë është punë e komunës.”
Për Marion dhe gruan e tij ky mentalitet nuk ka asgjë të përbashkët me krenarinë e grekëve për atdheun. Ata e duan vendin dhe natyrën e veçantë. Qindra mijëra prej tyre dalin në rrugë të demostrojnë kundër marrëveshjes për emrin me Maqedoninë veriore, por për të pastruar plazhin mezi mblidhen vetëm 100 vetë. Prandaj gëzimi është i madh kur gjithnjë e më shumë njerëz ndjekin thirrjen për të kaluar një ditë në heqjen e plehërave nga plazhet kombëtare.

Initiative iSea Thessaloniki (DW/F. Schmitz)Nisma iSea në Selanik kërkon së sensibilizojë rininë për trajtim më të mirë të detit

Mbrojtje ambienti dhe demokraci

Ioannis Giovos, punonjës i nismës për mbrojtjen e detit iSea me qendër në Selanik i mbështet aksione të tilla. “Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me mbrojtjen e ambientit, por edhe me përgjegjësinë që qytetarët marrim mbi vete. Në Greqi gjatë gjithë historisë ne kemi qenë kundër shtetit dhe kundër pushtetit shtetëror. Por kjo duhet të marrë fund, në mënyrë që gjërat të përmirësohen..”

Ky mentalitet luan rol edhe në mënyrën se si trajtohet deti. Në kulturë deti ka një vlerësim të madh. Por, kur kemi të bëjmë me mbrojtjen e ambientit kemi të bëjmë me një akt balancues midis dashurisë dhe zakonit, thotë kolegu i tij, Nikos Doumpas: “Grekët e duan shumë detin, por kjo është për ta e vetëkuptueshme. Ata mendojnë se natyra e ofron të pastër detin ku ata mund të lahen”. Megjithatë ata i lenë plehërat në plazh. Larg syrit, larg zemrës? Për të luftuar këtë mentalitet, iSea organizn programe për sensibilizimin e të rinjve që të bëhen mbrojtës aktiv të ambientit.

Sepse megjithëse kualiteti i ujërave në Greqi është i mirë në krahasim me vendet e tjera, plehërat plastike dhe ujërat e zeza përbëjnë një problem të madh për ujërat greke. Ligjet europiane nuk kanë sjellë shumë ndryshime, thotë Giovos. Por, mentaliteti i hedhjes së plehërave nnuk mund të kontrollohet me ligje. Aty kërkohet më shumë pergjegjësi personale. “Në Greqi sundon tek njerëzit mendimi se pak plehëra nuk bëjnë dëm. Ata ia lenë përgjegjësinë firmave të mëdha dhe politikës.” Dhe ndryshimi i mentalitetit kërkon kohë.

Griechenland Umweltverschmutzung (DW/F. Schmitz)Qytetarët në Greqi në aksion për pastrimin e plazheve

Deti si hapësirë ekonomike

Edhe Stella Kyvelou dëshiron që deti të trajtohet me kujdes. Profesore e ekonomisë në Universitetin Panteion të Athinës, ajo merret prej vitesh me studime për detin si Ressource. Ajo mbështet një nismë që quhet “zhvillimi blu”, i inicuar më 2012 nga Komisioni Europian për t’i përdorur detet si mundësi zhvillimi dhe punësimi. Në Greqi ka 16 mijë kilometra bregdet. Faktikisht Greqia duhet të ishte një nga vendet kryesore për zhvillimin e strategjive të qëndrueshme për bashkimin e këtyre Ressource-ve, thotë Kyvelou.

“Për ekonominë greke planifikimi i hapësirave maritime po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, sepse ka të bëjë direkt me zhvillimin e aftësive konkuruese të një sektori me peshë. Nëpërmjet shfrytëzimit të burimeve energjetike, kabllove nënujorë dhe naftësjellësve për furnizimin me energji, përfiton jo vetëm Greqia por e gjithë BE.” Këtu shtohen edhe ndërtimi i pikave turistike si vende prodhimi, zhvillimi i turizmit dhe nxjerrja e burimeve natyrore, si për shembull gaz, i cili mendohet të jetë me shumicë në bregdetin e Qipros. “Një gazsjellës nga bregdeti qipriot, që kalon në detin Jon dhe shkon deri në Europën kontinentale do të thotë t’i jepje fund varësisë nga gazi rus,” shpjegon Kyvelou.DW

 

/a.meta

Next Post
VIDEO/ Grindet me gruan, gjen vdekjen duke u përpjekur për t’i shkatërruar lokalin me… avion

VIDEO/ Grindet me gruan, gjen vdekjen duke u përpjekur për t'i shkatërruar lokalin me... avion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In