• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mali i Zi: Shtetasit rusë janë investitorët më të mëdhenj të huaj në vend

by A M
18/08/2023 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Qendrore për investimet e huaja në Podgoricë njoftoi se shtetasit rusë janë investitorët më të mëdhenj të huaj në Mal të Zi për periudhën janar-maj të këtij viti. Analistët thojnë se investimet dhe kapitali rus është një dukuri e hershme në Malin e Zi, e cila vazhdon edhe sot. Kjo konfirmon se pavarësisht nga marrëdhëniet e dëmtuara diplomatike mes Malit të Zi dhe Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, qytetarët rusë ende shkojnë në masë të madhe në Mal të Zi për të investuar.

Banka Qendrore për investimet e huaja në Malin e Zi, bëri të ditur se shtetasit rusë janë investitorët më të mëdhenj të huaj në vend, për periudhën janar-maj të këtij viti.

Të dhënat e fundit të këtij institucioni tregojnë se gjatë kësaj periudhe ata kanë investuar afro 53 milionë euro, më së shumti për blerjen e pasurive të patundshme, rreth 30 milionë euro.

Sipas analistëve kjo konfirmon se pavarësisht nga marrëdhëniet e dëmtuara diplomatike mes Malit të Zi dhe Rusisë, për shkak të krizës ukrainase dhe vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, qytetarët rusë ende vijnë në masë të madhe në Mal të Zi dhe sjellin kapitalin e tyre për të investuar aty.

Investimet dhe kapitali rus, sipas analistëve është një dukuri e hershme në Malin e Zi, e cila vazhdon në forma të ndryshme edhe sot.

Analisti Nail Draga tha se kjo dukuri në Malin e Zi nisi që nga viti 2008 për të vazhduar deri më sot.

“Tranferimi i parave nga Rusia drejt Malit të Zi nuk është dukuri e panjohur për arsye se në vitin 2008-2010 janë tranferuar një shumë e madhe e parave dhe kjo dukuri vazhdon edhe sot, por në një formë të modifikuar. Në dimensionin politik nuk është ndonjë befasi pasi në Mal të Zi pothuajse janë të instaluara partitë pro-serbe dhe pro-ruse, të cilët kanë një mision të veçantë që të përfitojnë nga situate aktuale”, tha Draga.

Ndërkaq analisti Bekim Çoba tha se ndikimi i ekonomisë ruse në Mal të Zi ishte shumë i madh si para ashtu edhe pas pavarësisë.

“Ndikimi i ekonomisë ruse, si para ashtu edhe pas pavarësisë, ka pasë një ndikim shumë të madh. Kujtojmë se pronari i ndërmarrjes më të madhe në Main e Zi “Kombinati i Aluminit” ishte Oleg Deripaska, njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngusht të presidentit rus, Vladimir Putin. Që në atë kohë ekzistonte tendenca e Rusisë për të pasur një ndikim më të madh në Ballkan e sidomos në Malin e Zi”, tha Çobaj.

“Ndoshta ajo që e bën dallimin nga koha e pëparshme është se kohëve të fundit investimet janë të individëve dhe jo të ndërmarrjeve të mëdha ruse, të cilët e shohin Malin e Zi si një vend ku mund të blejnë pasuri të patundshme, ta regjistrojnë atë dhe Malin e Zi ta shfrytëzojnë si një vend pushimi dhe strehimi gjatë kohës që largohen nga Rusia”, tha Çobaj.

Analisti dhe njohësi i mirë i çështjeve politike, Nail Draga shpreson që qeveria e re malazeze do ti ndërmarrë hapat e nevojshme në parandalimin e kësaj dukurie.

“Jemi në pritje të formimit të qeverisë së re dhe ndoshta ata do të marrin hapa vendimtar për këto transfera dhe për të zbuluar prejardhjen e këtyre mjeteve financiare, që kohëve të fundit janë bërë sinonim i investimeve ruse në Malin e Zi”, zoti Draga.

Mali i Zi ka patur lidhje historike dhe tepër të ngushta me Rusinë dhe Serbinë deri kur u bashkua me NATO-n në vitin 2017.

Podgorica akuzoi agjentët rusë dhe ultranacionalistët serbë pas një përpjekjeje të pasuksesshme për grusht shteti, një vit më parë. Moska i hodhi poshtë pretendimet e tilla si absurde.

Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë vitin e kaluar, Mali i Zi i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Kremlini në këmbim e vendosi Malin e Zi në listën e shteteve jomiqësore.

 

 

Next Post
VIDEO| Dua Lipa “i vë flakën” Ksamilit, kërcen “qyqekun”

VIDEO| Dua Lipa “i vë flakën” Ksamilit, kërcen “qyqekun”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In