• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Malësi e Madhe/ Pronat i zotërojnë vetëm burrat, gratë mbijetojnë duke punuar si argate

by Java News
18/04/2018 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë punuar gjithë jetën në tokat e tyre, duke i vënë shpatullat edhe familjes, por thuajse 100% e pronave në zonën e Malësisë së Madhe zotërohen vetëm nga meshkujt, duke i lënë gratë tërësisht të varura financiarisht dhe të pafuqishme.

Një studim i kryer së fundi ka evidentuar se përtej mentalitetit të theksuar maskilist dhe indiferencës së institucioneve, në 28 vite, ligji 7501 në zonën e Malësisë së Madhe nuk është zbatuar kurrë, çka ka bërë që shumica e tokës të jetë pa certifikatë pronësie. Burrat gjithsesi janë të pajisur me nga institucionet lokale me numrin e AMTP-së, një dokument që njeh posedimin e pronës, por jo pronësinë e saj.

Eksperte e studimit, noterja Elona Saliaj: “100% e pronave zotërohen nga meshkujt, gratë vetëm punojnë në tokë. Mentaliteti maskilist është i theksuar që do të thotë se pronat trashëgohen vetëm nga meshkujt . Evidentuam që familjet në Malësinë e Madhe mbahen për shkak se gruaja punon shumë edhe në pronën e saj edhe në shtëpi. Ligji 7501 në këtë zonë nuk është zbatuar. Banorët e zonës kanë arritur që të kthehen në pronat e paraardhësve të tyre dhe jo thjesht në pronat që u ndan  sipas Ligjit 7501”.

Mungesa e certifikatës së tokës ua ka bërë dhe më të vështirë jetesën grave në Malësinë e Madhe. Pa këtë dokument ato nuk përfitojnë dot asnjë mbështetje financiare.

Saliaj: “Ato duhet të jenë bashkëpronare, të zotërojnë pasurinë e tyre dhe nëpërmjet kësaj kanë lehtësi sociale, ekonomike, kanë mundësi që të aplikojnë për kredi të buta, për subvencione nga shteti. Ligji prezumimin e bashkëpronësisë e njeh, Kodi Civil, por zbatimi i tij është shumë i vështirë dhe është për shkak të mentalitetit dhe dëshirës”.

Por ky fenomen nuk i takon vetëm veriut të vendit apo zonave rurale. Të tilla raste i ndesh edhe në kryeqytet, kur në blerjen e një apartamenti, meshkujt nuk pranojnë ndarjen e pasurisë përgjysmë me bashkëshortet.

Saliaj: “Në qoftë se do të blihet një pronë, në 90% të rasteve do të jetë burri që do të ketë pronësinë dhe bashkëshortja do të jetë vetëm një aksesor që do t’i duhet atij vetëm për të nënshkruar. Kanë arritur që të kenë edhe konflikte me njëri-tjetrin, se mos kishin ndërmend për divorc, vetëm për faktin se gruaja kërkonte që të regjistrohej bashkëpronare. Për këtë fakt i kemi kërkuar edhe Zyrës së Regjistrimit që të regjistroj bashkëshorten që në momentin që blihet prona që të mos ketë konflikte në të ardhmen”

Ekspertët rekomandojnë që të përshpejtohet procesi i regjistrimit fillestar në zonën e Malësisë së Madhe, duke marrë në konsideratë ndarjen faktike të tokës sipas Kanunit dhe pronave të paraardhësve.

ma.me
Next Post
EMRAT+ FOTO/ Britani, thërrmohet banda shqiptare që kultivonte kanabis në ferma

EMRAT+ FOTO/ Britani, thërrmohet banda shqiptare që kultivonte kanabis në ferma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In