• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mal i Zi/ “Zarfi” që tronditi pushtetin 30 vjeçar të Milo Gjukanoviç

by Java News
07/04/2019 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Derisa protestat e deritanishme nuk ka arritur të largojë asnjë nga udhëheqësit e Ballkanit, ato kanë inkurajuar rezistencën qytetare dhe kanë tronditur kontrollin e tyre të fuqishëm dhe mbështetjen që marrin në Perëndim.

Në Malin e Zi, Milo Gjukanoviç ka kohë që akuzohet për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, videoja e fundit e tij është parë si goditja më serioze ndaj sundimit të derimëtanishëm.

Gjukanoviç mohoi akuzat, dhe në një intervistë me Associated Press, tha se partitë opozitare pro ruse dhe “faktorë të huaj” janë pas protestave edhe pse ato janë të udhëhequr zyrtarisht nga grupe qytetare.

Ai sugjeroi se protestat kanë për qëllim çarmatosjen e liderëve pro-BE dhe kthimin e Ballkanit nga Perëndimi në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë.

“Unë mendoj se (në të gjithë Ballkanin) kjo në thelb nuk është një lëvizje ‘pranverore’, por një lëvizje e zymtë vjeshte,” tha ai. “Ne po flasim këtu për përpjekjet për të ndaluar Ballkanin drejt integrimi në BE”, shtoi.

Organizatorët protestues të Malit të Zi këmbëngulën se demonstrimet përfaqësojnë një lëvizje të sinqertë qytetare pa ndonjë ndikim nga jashtë apo partive opozitare. Tubimet e tyre javore kanë tërhequr mijëra njerëz në protestat më të mëdha në vite.

E gjitha filloi me një video të postuar në mediat sociale, një regjistrim sekret në vitin 2016 që duket se tregon një manjat të mirënjohur lokal me një zarf me shuma të mëdha parash për të blerë vota.

Biznesmeni i shquar, një ish-mik i ngushtë dhe i besuar i presidentit malazez Milo Gjukanoviç, publikoi videon në fund të vitit të kaluar në hakmarrje për akuzat e ngritura kundër tij për mashtrim dhe pastrim parash, të cilat e nxitën të ikte në Londër për të shmangur ndjekjen penale.

Manjati Dushko Knezevic gjithashtu lëshoi gradualisht një seri dokumentesh që akuzonin presidentin dhe partinë e tij në pushtet për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës, duke pretenduar se ai ka arkëtuar miliona dollarë për Gjukanoviçin dhe partinë e tij në pushtet në mënyrë që autoritetet të “bëjnë një sy qorr”  për marrëdhëniet e tij të dyshimta të biznesit.

“Qëllimi ynë është ndryshimi i regjimit. Një tranzicion paqësor nga një regjim i korruptuar që është në pushtet për 30 vjet dhe i cili ka fituar zgjedhjet përmes ryshfetit dhe manipulimit”, tha Dzemal Peroviç, organizator i protestave në kryeqytetin malazez. /Panorama/

 

 

Next Post
Europa liberale po goditet në zemër

Europa liberale po goditet në zemër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In