• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Makthi i Berishës nga Haga

by Mero Baze
12/11/2020 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha duket që është në hall dhe po shfaqet përnatë në ekrane televizionesh duke u bërë si ekspert i Hagës për krimet e UÇK-së. Dhe nuk më duket se ka ndonjë gjë me UÇK-në, më shumë se sa ka një ndjenjë paniku se çka bërë vetë në raport me UÇK-në.

Kur flet për vrasjet politike në Kosovë, Berisha akuzon Hashim Thaçin se është përgjegjës për vrasjet e kundërshtarve politikë në Kosovë dhe duhet të dënohet në Hagë. Në fakt, pioneri i vrasjeve politike është vetë Berisha.

Ai është autor i vrasjes së një prej veprimtarëve fillestarë të UÇK-së, Remzi Hoxha, nën akuzën se ka dashur të vriste Sali Berishën. Këtë motiv që është më reali, ai e ka pohuar vetë në daljen e tij të fundit. Që vrasjet politike në Kosovë kanë qenë eleminime politike, nuk do shumë mend.

Por Sali Berisha ka bërë vrasje zyrtare politike, për llogari të vet, përmes SHIK, ndaj një veprimtari të UÇK-së, dhe jo vetëm që ka mbrojtur deri në fund ekzekutorët duke i mbajtur në pozita në pushtet, ndërkohë që gjykata i dënonte si vrasës, por nuk është hetuar kurrë, edhe pse ka dëshmi se ai ishte njeriu që drejtoi operacionin për këtë vrasje.

Pra ai lehtë mund të “krenohet” se e ka trajtuar UÇK-në si terroriste para Milosheviçit, duke eleminuar një prej krerëve të saj në Shqipëri. Por problemi është se kjo është vrasje politike dhe ai duhet ta ketë vendin në burg.

Një tjetër rast është ai i Ramush Haradinajt. Në përpjekje për të kthyer hasmin e shtëpisë së vet, familjen Haklaj,  nga Suedia në Shqipëri, në vitin 2008, Sali Berisha u ka dërguar autoriteteve suedeze një letër zyrtare, ku deklaron se Ramush Haradinaj ka ndihmuar familjen Haklaj të arratiset nga Shqipëria në Suedi. Dhe argumenti që Haklajt duheshin kthyer, ishte se ndërkohë Haradinaj po gjykohej për krime lufte në Hagë.

Ky detaj ilustron gjithë filozofinë e Sali Berishës në qëndrimet e tij ndaj UÇK-së. Në rastin konkret, UÇK-ja i duhej kriminale dhe Ramush Haradinaj kriminel lufte, pasi përmes kësaj ai mund të dëmtonte hasmin e vet. Dhe nuk ka nguruar ta quajë Hardinajn kriminelë në dokumenta zyrtare.

Më pas, në konfliktet e tij me Hashim Thaçin një vit më parë, kur i duhej aleanca me Haradinajn, ai i ndante këta të dy, Hashim Thaçin e quante kriminel dhe të shitur tek Serbia, kurse Ramushin e quante patriot, që ka luftuar për Kosovën.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe në vitin 1998. Në një takim me disa anëtarë të Senatit në Francë, në qershor të vitit 1998, Berisha e quan UÇK-në një fraksion marksist, që mund të shkaktojë turbullira, ndërkohë po në të njëjtën kohë lavdërohet se kulla e fisit të tij në Viçidol, ishte bazë e UÇK-së, dhe kjo ilustron faktin që ai ishte patriot. Problemi i vetëm që ka në këtë gënjeshtër, është se ai akoma nuk shkon dot tek kulla e tij.

Tani së fundmi ka dhe një alarm shtesë. Dy dhëndurët e tij, ai i shtëpisë, dhe ai i partisë, janë të implikuar në përpilim faktesh të rreme rreth ekzistencës së “Shtëpisë së Verdhë” në Shqipëri, ku gjoja ishin bërë transplante organesh nga UÇK-ja. Ky supozim çoi në ngritjen e Gjykatës Speciale.

Shqipëria kishte mundësi në atë kohë ta hidhte poshte me prova dhe me hetim të menjëhershme këtë gjë, pasi Berisha ishte në pushtet. Problemi është, se sipas zyrtarëve të asaj kohe, ekipi i Dick Marty erdhi në Tiranë, me një dosje që e kishte hartuar Lulzim Basha, i cili në atë kohë ishte ndërkohë ministër i Jashtëm.

Që të hidhte poshtë akuzat Shqipëria, duhet të shkarkonte Lulzim Bashën. Kështu që Berisha mes Kosovës dhe Lulzim Bashës, mbrojti këtë të fundit dhe vajzën e tij.

Vajzës nuk i vë shumë faj se ka gjyshen serbe dhe ka mbrojtur dajat e vet, por puna ishte se për të mos shkarkuar Lulzim Bashën, Berisha pranoi shpikjen e “Shtëpisë së Verdhë” nga serbët dhe bëri sikur do ta hetonte.

Asnjë letër nuk ka shteti shqiptar për ta hedhur poshtë këtë akuzë në atë kohë dhe ky është shërbimi real që Berisha i ka bërë Serbisë. Dhe arsyeja është se, ose do hidhte poshtë akuzat dhe do hidhte poshtë Lulzim Bashën bashkë me to, ose do ngrinte dorën. Ngriti dorën!

Sot kur e shikoj të panikosur nga Tribunali i Hagës, e kuptoj pse është ngritur nga varri të mbrojë të vdekurit dhe të shajë gjallët.

Në fakt ai ka vetëm një hall të përbashkët me serbët në këtë histori. Ai ka vrarë me urdhër të tij një veprimtar fillestar të UÇK-së dhe nuk ka pranuar kurrë të zbardhet ky krim.

Është vrasësi i Remzi Hoxhës. Dhe ky gjyqi i Hagës i duket si trokitje në derë të vet. Ndaj del çdo datë si ata që pa i pyetur njeri bërtasin “Ky është vrasësi, ky është vrasësi”.

Next Post
Egbo flet për herë të parë pas shkarkimit: Mezi po prisnin që ta humbja një ndeshje

Egbo flet për herë të parë pas shkarkimit: Mezi po prisnin që ta humbja një ndeshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reforma më e madhe në polici”, ministrja e Brendshme Mahmood njofton krijimin e FBI-së britanike

“Reforma më e madhe në polici”, ministrja e Brendshme Mahmood njofton krijimin e FBI-së britanike

January 25, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

January 25, 2026
“S’e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë”, Lapaj flet në Berat për protestën e 31 janarit

“S’e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë”, Lapaj flet në Berat për protestën e 31 janarit

January 25, 2026
Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

January 25, 2026
Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

January 25, 2026
“Shqiptarët shkëlqejnë kudo!”, Balla përshëndet kandidaturën e Anila Skejës në këshillin komunal të Londrës

“Shqiptarët shkëlqejnë kudo!”, Balla përshëndet kandidaturën e Anila Skejës në këshillin komunal të Londrës

January 25, 2026
Aksident në aksin Elbasan-Ish Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë. I plagosuri në gjendje të rëndë

Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari i aksidentuar në Fier-Libofshë

January 25, 2026
“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

January 25, 2026
Vrasja e 37-vjeçarit në Minnesota/ Trump mbron arrestimet e ICE-së, rriten tensionet në Minneapolis

Vrasja e 37-vjeçarit në Minnesota/ Trump mbron arrestimet e ICE-së, rriten tensionet në Minneapolis

January 25, 2026
Studentet vajza më “smart” sesa djemtë/ Raporti: Kanë rezultate më të mira dhe mesatare më të lartë

Studentet vajza më “smart” sesa djemtë/ Raporti: Kanë rezultate më të mira dhe mesatare më të lartë

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In