Avokati Maks Haxhia ka bërë me dije se si avokat i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nuk është në dijeni të një njoftimi zyrtar që ka një procedim penal në Itali.
Ai tha se vetë Tahiri ka kërkuar hetim nga Katania, por kjo e fundit nuk ka nisur një procedim.
“Ai kërkoi publikisht të hetohej. Nuk përdori mjete proceduriale, por deklaroi se jam gati. Pikërisht për këtë kontaktuam një studiu italianeqë të jenë në kontakt me autoritetet e Katanias për të sqaruar pozicionin e z. Tahiri” – tha avokati. /b.d










