• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Makoçi: Biden do fitojë votat popullore; Nesho: Trump nuk ka strategji për politikën e jashtme

by A R
31/10/2020 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa SHBA-të janë nën ethet e zgjedhjeve presidenciale, “Java në RTSH” kishte të ftuar dy personalitete nga jurisprudenca dhe diplomacia për të diskutuar garën mes Donald Trump dhe Joe Biden.

Avokatja shqiptare në SHBA, Era Makoçi, komentoi në studio tiparet dalluese mes kandidatëve dhe jo vetëm.

“E përbashkëta mes Joe Biden dhe Donald Trump është se ata janë të dy meshkuj të bardhë dhe në një moshë të madhe. Ndërsa Trump ka disa avantazhe strukturale pasi kolegji zgjedhor në SHBA nuk përkon me votën popullore në të gjithë shtetet.

Avokatja shtoi se Trump ka sfiduar të gjitha normat e pashkruara të Kushtetutës.

“Në renditjen e arritjeve në katër vite të presidencës Trump, në vend të parë stafi i tij ka vendosur fitoren mbi koronavirusin. Mendoj se shumica e votave të popullit amerikan do të shkojnë për Joe Biden, por është e pasigurtë se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë” – tha Era Makoçi.

Ndërkohë “Java në RTSH” pati edhe një lidhje direkte me diplomatin e shquar, Agim Nesho. Përmes Skype, ish-ambasadori jonë në OKB tha se nëse në zgjedhje do të ketë kontestime për procesin e votimit atëherë kjo është një çështje që i takon Gjykatës së Lartë.

“SHBA ka demokracinë më perfekte në botë dhe ajo që vendos Gjykata e Lartë nuk mund të kundërshtohet pavarësisht mendimit të palëve. Trump mund ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve, cilido qoftë ai, por mund të kërkojë të vijojë me frymën e populizmit. Në politikën e jashtme Trump ka shfaqur mungesë strategjie të qartë për çështje të ndryshme dhe ka paraqitur disa variacione për zgjidhjet e nevojshme” – tha Nesho.

Ai shtoi se nëse Joe Biden do të shpallet fitues, politika e jashtme e SHBA-ve do të jetë e bazuar në rregullat e përcaktuara dhe në aleancat e nënshkruara më parë.

“Joe Biden mendoj se do të zhvillojë një politikë të jashtme të bazuar në strategji të mirëpërcaktuara” – tha diplomati në studion e emisionit “Java në RTSH”.

Next Post
Bilanci i tërmetit tragjik/ 14-vjeçari shqiptar, që u plagos në ishullin grek: Faleminderit që u interesuat për mua

Bilanci i tërmetit tragjik/ 14-vjeçari shqiptar, që u plagos në ishullin grek: Faleminderit që u interesuat për mua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

February 6, 2026
“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

February 6, 2026
Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

February 6, 2026
Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

February 6, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

February 6, 2026
Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In