• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Makinë e targa të vjedhura/ Shpallet në kërkim babai i Florenc Çapjas, Fejzullah Çapja

by
17/08/2022 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Listës së personave të shpallur në kërkim, sot i është shtuar një tjetër emër jo pak i njohur për botën e “errët” të krimit, Fejzulla Çapja, babai i Florenc Çapjas.

Në një kohë kur Florenc Çapja shijon lirinë në Dubai, babi i tij 64-vjeç u shpall në kërkim për shkak se në servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” i është gjetur një makinë tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019.
Gjithashtu, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Dyshimet janë të forta se Fejzulla Çapja ishte një bashkëpunëtor i afërt i Florenc Çapjas në kryerjen e ekzekutimeve në emër të tij.

Kjo përforcohet edhe nga akuzat e ngritura nga organi i akuzës që janë “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Njoftimi:

“Vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, me prova ligjore të atyre të ndodhura më parë.

Sekuestrohen një automjet i vjedhur, 2 targa të vjedhura, fishekë luftarakë dhe një kapele si e Policisë.

Shpallet në kërkim pronari i servisit ku u gjetën automjeti, targat e vjedhura dhe fishekët luftarakë.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e dokumentimin e atyre të ndodhura më parë, dokumentimin e veprimtarisë së grupeve kriminale dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale, specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Elbasan ushtruan kontroll në lagjen Emin Matraxhiu, në servisin në pronësi të shtetasit F. Ç, 64 vjeç, me qëllim kapjen e personit të kërkuar F. Ç. (djali i 64-vjeçarit)

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e babait të shtetasit të kërkuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18.04.2019. Në vijim të kontrollit, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular.

Ndërsa në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit F. Ç., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e 64-vjeçarit.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe SPAK, vijon puna për dokumentimin e veprave penale të grupeve kriminale”, njofton Policia.

/e.d

Next Post
Inteligjenca britanike: Pushtimi i Ukrainës i ka sjellë humbje katastrofale Kremlinit! Putin nga tërbimi ka…

Frikë në elitën ruse/ Putin drejt rrënimit, zbulohet informacioni sekret që pritet të sjellë fundin e luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanosi një shtetas të huaj, Policia e Tiranës ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme

Kanosi një shtetas të huaj, Policia e Tiranës ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme

December 30, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 31 dhjetor 2025

December 30, 2025
Jo vetëm pa shpërblim për fundvit, efektivët e FNSH të Tiranës i lënë edhe pa u paguar dietat prej 3 muajsh

Jo vetëm pa shpërblim për fundvit, efektivët e FNSH të Tiranës i lënë edhe pa u paguar dietat prej 3 muajsh

December 30, 2025
Protesta e fermerëve grekë/ Bllokohet aksi ‘Kapshticë-Selanik’, veturat do lejohen të kalojnë në rrugën dytësore

Protesta e fermerëve grekë/ Bllokohet aksi ‘Kapshticë-Selanik’, veturat do lejohen të kalojnë në rrugën dytësore

December 30, 2025
Dialogu me Serbinë dhe reformat/ BE: Presim me padurim formimin e qeverisë së re në Kosovë

Dialogu me Serbinë dhe reformat/ BE: Presim me padurim formimin e qeverisë së re në Kosovë

December 30, 2025
“Rritje e ndjeshme e të ardhurave dhe turistëve”, Rama flet me shifra: 4.4 miliardë euro nga turizmi në 9 muaj

“Rritje e ndjeshme e të ardhurave dhe turistëve”, Rama flet me shifra: 4.4 miliardë euro nga turizmi në 9 muaj

December 30, 2025
Përfshihet nga zjarri një banesë në Prizren, humb jetën tragjikisht një fëmijë njëvjeçar

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prizren, humb jetën tragjikisht një fëmijë njëvjeçar

December 30, 2025
Rama: Kadastër digjitale në 2026-ën! Është mbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë

Rama: Kadastër digjitale në 2026-ën! Është mbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë

December 30, 2025
Akuza të forta ndaj Facebook, platforma lejoi lavdërimin e masakrës terroriste në Sydney

Akuza të forta ndaj Facebook, platforma lejoi lavdërimin e masakrës terroriste në Sydney

December 30, 2025
Medalje e artë për gjimnazistët me 10-ta, Rama: Jeni shembuj frymëzimi për shoqërinë

AKSHI nën hetim për tenderat, Rama: Ai është institucion krenarie, në shkurt dalim me E-Albania 2.0

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com