• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Makinë 150 mijë €? Lleshaj: Portale ordinere që drejtohen nga tutorë. Është e shtetit, ka kushtuar…

by Java News
14/09/2020 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas publikimit të fotove të makinës luksoze, me të cilën ai lëviz. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Lleshaj thekson makina nuk është në pronësi të tij, por të shtetit. Ai sqaron më tej se ky mjet nuk ka kushtuar 150 mijë euro, por vetëm 49 mijë euro.

Ministri i Brendshëm hedh akuza ndaj mediave, për të cilat shprehet se mbajnë gjallë tymin e një mashtrimi skandaloz.

Sandër Lleshaj:

Po bëhen disa javë që disa portale ordinere dhe tutorët e tyre jo dhe aq periferikë, po përpiqen të mbajnë gjallë tymin e një mashtrimi skandaloz. Sipas tyre, Ministri i Brendshëm paska blerë një makinë, që herë kushton 100 milionë lekë e herë arrin në 150 mijë Euro. Aq shumë janë sforcuar për t’a përsëritur këtë mashtrim, sa ai ka mbërritur edhe tek disa qytetarë të nderuar, të cilët më kanë pyetur rreth të vërtetës.

Vetëm në respekt të tyre dhe jo në përgjigje të shpellave virtuale, po bëj këto sqarime elementare:

1. Sandër Lleshaj si person ka në pronësi një automjet mëse të zakonshëm, që prej një dekade. Ai nuk e ka as të mundur dhe as ndërmend të blejë një makinë të re;
2. Për shkak të funksionit shtetëror, Ministri i Brendshëm dhe grupi i tij i shoqërimit ka në përdorim disa automjete;
3. Po bëhen disa muaj që një automjet i dalë jashtë përdorimit është zëvendësuar me një të ri;
4. Automjeti nuk ka kushtuar 100 milionë lekë, as 150 mijë Euro, sikundër përpiqen të infektojnë opinionin publik shpellat e dyshimta virtuale, por vetëm 49 mijë Euro;
5. Ky çmim, i cili është sa gjysma ose sa një e treta e atij që është hedhur në eter në mënyrë të paturpshme nga larot dhe tutorët e tyre, e bën të qartë përpjekjen kriminale për intimidim dhe për dezinformim publik;
6. Vetëm për krahasim, vlen të theksohet se vlera e automjetit të ri në përdorim të Ministrit të Brendshëm është e përafërt me vlerën e automjeteve të reja të vëna në përdorim të Policisë së Shtetit, në Tiranë dhe në të gjitha qarqet e vendit gjatë këtij viti, si pjesë e programit të modernizimit të saj.

E vërteta është kaq e thjeshtë. Nuk ka makinë për Sandër Lleshajn, por për shtetin; nuk ka makinë 100 milionëshe, por një makinë krejt normale, me çmim mëse të zakonshëm. Sigurisht që kjo tentativë për intimidim apo shantazh nuk do të mbetet pa përgjigje. Larot virtualë dhe tutorët e tyre, që mundohen të qëndrojnë në errësirë, nuk janë të panjohur. Përgjigja për ta do të jetë në rrugë ligjore dhe gjyqësore. Me këtë rast, dua të garantoj qytetarët dhe miqtë e mi se unë nuk e njoh as lëkundjen, as shmangien dhe as tërheqjen nga misioni im, që është shërbimi ndaj Shqipërisë.

Aq mirë e njoh veten time, sa tentativat mjerane për baltosje vetëm sa më motivojnë për të bërë më shumë kundër krimit, i cili ndonëse përpiqet të sofistikohet duke u bërë edhe virtual, nuk mund t’i shmanget goditjes që bëhet përditë më e fortë. E njoh veten time, por edhe ata aq mirë, sa sulmet e tyre më bëjnë edhe të qesh.

g.kosovari

Next Post
Maska, distancim dhe fëmijë me buqeta në duar/ Dita e parë e shkollës nëpërmjet FOTOVE

Maska, distancim dhe fëmijë me buqeta në duar/ Dita e parë e shkollës nëpërmjet FOTOVE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In