• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Makinat ‘spiune’ japin rezultat, në një javë mbi 600 patenta të pezulluara

by
23/06/2022 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 1600 masa administrative janë vendosur nga policia rrugore në një javë, ku në qarkullim ka qenë edhe flota e re e automjeteve me radarë. Gjatë një jave, janë pezulluar 683 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara.

“Flota e re e automjeteve të Policisë Rrugore, e pajisur me bazën logjistike bashkëkohore, makinën inteligjente dhe radarët automatikë, në monitorim të qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Prej një jave, në të gjitha rrugët e vendit, këto mjete kanë skanuar shpejtësi deri në dyfish mbi normën e lejuar, në rrugët urbane dhe në ato nacionale. Shpejtësitë më të mëdha janë konstatuar gjatë orëve të mbrëmjeve dhe gjatë orëve të para të mëngjeseve.

Gjatë një jave, janë pezulluar 683 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Janë vendosur 1610 masa administrative, po për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe ndaluar 233 automjete të shpallura “Alert”, kryesisht për shpejtësi, të evidentuara nga makina inteligjente. Drejtuesve të këtyre mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit, si dhe janë ndëshkuar me masat administrative përkatëse.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 22 drejtues mjetesh, për gara shpejtësie. Janë evidentuar dhe ndëshkuar 431 drejtues mjetesh, për parakalime të rrezikshme në rrugë.

Nga përpunimi që i kanë bërë operatorët pamjeve filmike të skanuara nga makina inteligjente, shumë drejtues mjetesh janë evidentuar në shkelje të dyfishtë ose të trefishtë. Përveç shpejtësisë së skanuar nga makina inteligjente, nga përpunimi i të dhënave ka rezultuar se drejtuesit nuk kishin vendosur rripin e sigurimit dhe/ose kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të automjeteve.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sepse të gjitha akset rrugore, nga Morina në Sarandë janë në monitorim 24/7 nga Policia Rrugore, e cila ka në dispozicion mjete logjistike bashkëkohore, për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton policia.

/e.d

Next Post
Mbahuni gra?! Armina Mevlani “justifikon” Shkelzenin: S’ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë

Mbahuni gra?! Armina Mevlani "justifikon" Shkelzenin: S'ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In