Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25 të kësaj të premteje, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, në Finiq të Sarandës.
Mësohet se janë përplasur dy automjete të tipit ‘Benz Mercedes’ në pronësi të shtetasve E.V., dhe P.D.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë, në total pesë persona.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Sarandës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Aktualisht po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/a.r