• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Makinat para vitit 2000, eksperti: Kushtet dhe si do bëhet kolaudimi

by Java News
06/01/2017 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Automjetet janë ndotësit kryesorë të ajrit në vendin tonë; për këtë arsye është duke u diskutuar mundësia për të përmirësuar flotën e automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë. Ndryshimet e reja ligjore që po diskutohen, sipas Ministrisë së Mjedisit pritet të miratohen në 2018-ën. Shkaktare të ndotjes së ajrit janë kryesisht makinat e vjetra para vitit 2000, të cilat përbëjnë mbi 60% të automjeteve në vendin tonë.

Vjetërsia e makinave del në dukje edhe në të dhënat e Ministrisë së Transporteve për kontrollin teknik të mjeteve, ku rezulton se për vitin 2016 kanë ngelur në testin e shkarkimit të gazeve mbi 30 mijë automjete. Eksperti Maksim Tashi thekson për “Gazeta Shqiptare” se numrin më të lartë të makinave që nuk kanë kaluar kontrollin teknik e kanë mjetet me benzinë, pasi në periudhën 1 janar – 30 nëntor 2016 kanë ngelur 18.989 makina me benzinë.

KOLAUDIMI
Shkarkimi i gazeve të automjeteve mbetet një problem në vendin tonë. Sipas të dhënave, për periudhën 1 janar – 30 nëntor 2016 kanë ngelur në testin e gazeve 30.827 automjete, pasi nuk kanë plotësuar normat e nivelit të shkarkimit të gazit. Në lidhje me diskutimet për mjetet e vjetra dhe standardet e shkarkimit të gazit që duhet të kenë automjetet, eksperti Tashi konfirmon se nuk ka ndryshime në lidhje me vitin e prodhimit të automjetit, por ato duhet të plotësojnë normat e legjislacionit në fuqi.

“Për kontrollin teknik të automjeteve vazhdojmë me udhëzimet dhe legjislacionin në fuqi. Nuk ka drafte apo projektvendime të reja, ka diskutime për të përmirësuar situatën e shkarkimit të gazit, pasi secili prej nesh do të jetojë në një ajër më të pastër. Por deri më tani nuk ka asnjë vendimmarrje. Automjetet që plotësojnë normat në kontrollin teknik, pavarësisht moshës së mjetit, janë në qarkullim. Nëse nuk plotësojnë normat që janë në fuqi, duhet të bëjnë modifikime, ose me dëshirën e personit që e disponon nmjeti del jashtë qarkullimit”, – sqaron Maksim Tashi, ekspert në Ministrinë e Transporteve.

Sipas ekspertit, edhe nëse do merret një vendim në lidhje me makinat e vjetra para vitit 2000, qytetarëve do t’u lihet koha e nevojshme.

“Çdo lloj pakti ligjor që do arrihet, do ketë periudhë tranzitore, që qytetarët të marrin masa, pasi ka një numër shumë të lartë automjetesh që janë Euro 1 dhe Euro 2. Asnjëherë nuk mund të merren masa drastike; do u jepet qytetarëve koha e nevojshme edhe për përshtatjen e mjeteve. Por, nuk mund të thuhet asgjë konkrete në kohën që nuk kemi në dorë një draft final”, – sqaron eksperti Tashi.

Sipas të dhënave, gjatë vitit 2016 i janë nënshtruar kontrollit teknik të automjeteve 337.139 automjete, prej të cilave 30.827 automjete nuk kanë kaluar, pasi kanë pasur shkarkim të gazit mbi normë. Prej makinave që nuk kanë kaluar testin e gazit, 16.182 janë automjete me benzinë me moshë 14-23 vjet. Ndërsa, 11.466 automjete që kanë ngelur janë me naftë (gazoil) dhe janë me moshë 8-36 vjet, pra me vit prodhimi deri në 01.07.2008.

MJEDISI

Projekt-akti i cili po diskutohet nga dy institucione, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Transportit, parashikon që pas hyrjes në fuqi, të lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike, të reja dhe të përdorura, që plotësojnë standardet Euro 4 dhe Euro 5 të shkarkimeve në ajër. Makinat e importit të përdorura që do të hyjnë në Shqipëri do të duhet të jenë të paktën me standard Euro 4.

Makinat e importit të reja do të duhen të jenë me standard të paktën Euro 5. Në lidhje me fatin e automjeteve të vjetra, të cilat përbëjnë edhe përqindjen kryesore të mjeteve në vendin tonë, Ana Kekezi, Këshilltare për Mediat dhe Komunikimin pranë Ministrisë së Mjedisit, sqaron se asnjë makinë nuk del nga qarkullimi, por do t’u lihet kohë që të përshtaten.

“Mjetet motorike që qarkullojnë aktualisht në vend, Euro 1 dhe Euro 2, nuk do të dalin nga qarkullimi. Sot në vendet perëndimore lëvizin lirisht makina të viteve 1940- 1950. Çdo makinë, nëse përshtatet me standardin euro që synojmë të miratojmë në kuadër të Planit Kombëtar të Cilësisë së Ajrit, do të lëvizë lirisht”.

Sipas saj, kategoria e automjeteve, shkarkimet e të cilave iu përkasin standardeve Euro 1 (viti i prodhimit para 1993) dhe Euro 2 (viti i prodhimit 1993- 1997), duhet të marrin masat për arritjen e standardit Euro 3 në makinat e tyre. Por kalimi nga Euro 1 dhe Euro 2 në Euro 3 për flotën ekzistuese do të bëhet në mënyrë graduale; kjo gjë nuk pritet që të ndodhë në 2017-ën, pasi është ende në fazë diskutimesh.

“Ky draft do të kalojë në një fazë të re konsultimi me grupet e interesit. Pas kësaj do të kalojë për mendim në ministritë e linjës. Pasi gjithë institucionet të dakordësojnë sa është propozuar, kalon në Këshill të Ministrave për miratim. Parashikojmë që kjo fazë të zgjasë nga 6 muaj deri në 12 muaj. Pra VKM-ja hyn në fuqi me shumë gjasa në fillim të 2018- ës”, – saktëson Kekezi.

ma.me

Next Post
Megjithë angazhimin e Erdoganit, shkollat e Gylenit nuk mbyllen në Kosovë

Megjithë angazhimin e Erdoganit, shkollat e Gylenit nuk mbyllen në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In