• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Makinat me gaz, në Shqipëri rritje e paprecedentë çmimesh, Maqedonia i subvencionon me 3 mln USD

by Java News
27/11/2018 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak javë më parë qeveria shqiptare noftoi për vendimin e ndalimit të importit të makinave të para vitit 2009. Një vendim që padyshim do të sjellë pështjellime në treg dhe do të rrisë kostot. Qeveria u justifikua për këtë vendim përmes ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, sipas të cilit, kjo masë mmerret për mbrojtjen nga ndotja.

Por si veprohet në vende të tjera? Në Itali politika e ndërrimit të automjetit bëhet me subvencion, pasi vetëm kështu mendohet se qytetarët do të nxiten për të kryer një veprim që u kushton jo pak.

Me subvencione po mendon ta zgjidhë këtë çështje edhe një vend fqinj me ne Maqedonia, e cila do të subvencionojë makinat me gaz. Ose edhe instalimin e impiantit të gazit në makinat ekzistuese.

“Vjeshtën e ardhshme do të publikohet shpallja e parë e subvencioneve për instalimin e pajisjes së gazit në makinë.

Ligji për automjetet përmes së cilës do të mundësohet kjo masë është në procedurë parlamentare dhe duhet të miratohet deri në fund të vitit.

Vitin e ardhshëm duhet të miratohen të gjitha rregulloret për zbatimin e tij, ndërsa përpara fillimit të sezonit të ardhshëm, kur fillon periudha e ndotjes së madhe e ajrit, të nisë edhe kjo masë. Rreth 3 milionë euro janë rezervuar për këtë qëllim, mjete që çdo vit do të rriten”, raporton Alsat TV.

Siç shihet në vend të një mase radikale që e cenon shumë një shoqëri që nuk hyn te të pasurat, Maqedonia po mendon një hap më gradual dhe që merr në konsideratë aspektet sociale.

3 milonë euro për vendosjen e impiantit të gazit, ndërkohë që në Shqipëri qeveria të thotë prerë: do makinë, blije të re.

Pra me gaz apo pa gaz, me ndotje apo jo, makinën blije të re.

Nga ana tjetër nëse monitoron në mënyrë sipërfaqësore tregun e karburanteve në Shqipëri, ai vazhdon të mbajë rekorde në çmimet e veta absurd dhe agjencitë e shtetit shqiptar nuk e vënë ujin në zjarr.

Sot që flasim po trumbetohet me të madhe se nafta në tregjet botërore ka arritur minimumin e çmimit, ndërkohë që në Shqipëri ajo njeh rritje.

Edhe çmimi i gazit ka shkuar në 750 lekë të vjetra litri, ndërkohë që pak muaj më parë ishte 600, një rritje krejtësisht e pajustifikuar dhe që nuk reflekton ndonjë gjë tjetër veç nuhatjes për rritjen e kërkesës, shkruan Respublica.

Për t’u kthyer te Maqedonia sërish, Alsat raporton se bashkë me subvencionimin e makinave me gaz, apo instalimit të impiantit të gazit, do të subvecionohet edhe për stufat me peletë për dritaret e aluminit dhe PVC-së, por edhe për panelet diellore.

Sipas këtij televizioni kush instalon pajisje të tilla subvencionohet me rreth 50 për qind të kostove, pra nga 800-1200 euro që kushton një stufë, qeveria merr përsipër 400-600 euro. Nuk është pak sigurisht. Dhe këtu synohet ulja e konsumit të lëndës drusore.

Të dyja masat të marra së bashku sjellin përfitime mjedisore, por detyrojnë ristrukturimin e tregut.

P.sh me shtimin e makinave të gazit do të bjerë përdorimi i naftës dhe benzinës që çon vetiu në ulje çmimesh. P

or kjo është faturë që shkon te sipërmarrësit që duhet të kuptojnë kohën që po vjen.

Në Shqipëri faturën e paguan konsumatori që detyrohet të përshtatet me gjithfarë marifetesh dhe të kërkojë rrugë që e çojnë drejt kostove të përballueshme.

Por që të ndiqen këto rrugë është e qartë se do goditen disa monopole në treg që sot vendosin çmime të kripura për naftën dhe benzinën pa u kontrolluar as për cilësinë.

Dhe këtë gjë qeveria aktuale nuk ka fare dëshirë ta bëjë. Përkundrazi.

Next Post
Gazetari Sinemati: Alban Hoxha?! Po i ndoqe nga mbrapa të gjithë në Superligë pijnë!

Gazetari Sinemati: Alban Hoxha?! Po i ndoqe nga mbrapa të gjithë në Superligë pijnë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In