Një makinë është djegur mbrëmjen e sotme në Tepelenë, në lagjen “Selam Musai”.
Mësohet se makina, tip “Ford”, me targat TR 0858 N, ishte në pronësi të Dejvis Dulas, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë masë elektrike.
Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet. /e.s/