Dy automjete janë përfshirë në një aksident sot në Elbasan.
Ngjarja ndodhi pranë fshatit Thanë në aksin Elbasan-Cërrik dhe si pasojë e përplasjes njëri nga mjetet është përfshirë nga flakët.
Nuk raportohen persona të lënduar nga aksidenti.
Raportohet se personat që kanë qenë duke udhëtuar në makinën e përfshirë në aksident, por mori flakë, kanë dalë jashtë në kohë.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje, dhe po hetohen shkaqet e këtij aksidenti. /e.s/











