Rastet e djegieve të makinave janë të shumta në vendin tonë kohët e fundit.
Edhe mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në lagjen “Visarion Xhuvani”, është tentuar të digjet mjeti “Benz” me targa AA199 PV, në pronësi të Endrit Çeka, 33 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” ,Elbasan.
Por këtë herë fatmirësisht, pronari i makinës ka qenë i ulur në një lokal përballë, ku në momentin që ka para makinën e tij që por merrte flakë është ngritur dhe bashkë më shokët ka mundur që shuajë zjarrin në kohë.
Për këtë ngjarje, policia e Elbasanit thotë se ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit./a.m.