Një automjet është shkrumbuar tërësisht ndërsa ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Durrësit, ndërsa konfirmohet se makina me targa AA938CE është djegur.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet rreth djegies së makinës tip VolksWagen Polo. Rasti në fjalë ka bërë që qarkullimi të vështirësohet në qytetin bregdetar, ndërsa flakët mendohen të jenë shkaktuar aksidentalisht.