Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në Korçë.
Rreth orës 10:10, pranë kryqëzimit të fshatit Kamenicë, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. R., me mjetin tip motor, drejtuesi i të cilit për pasojë është plagosur.
I dëmtuari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, u shoqërua në komisariat, ku po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /a.r