Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lushnjes ku një automjet është përplasur me një motomjet.
Bëhet e ditur se si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në motomjet, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 11:30, në hyrje të qytetit të Lushnjës, automjeti me drejtues shtetasin B. D., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sh. D.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në motomjet, shtetasja S. D., e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/a.d