Një vajzë e mitur 7-vjeç është aksidentuar mesditën e sotme në Bilisht nga një makinë që drejtohej nga shtetasi me iniciale F.B.
Policia bën me dije se e mitura është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa shoferi është shoqëruar në komisariat.
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 03.08.2023, rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/a.r