Një makinë me drejtuar K.V. ka aksidentuar sot një punonjëse të policisë rrugore. Sipas informacioneve mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55, tek Cassa Italia.
“Mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen A. Sh, aktualisht në shërbim”, sqaron policia.
Më tej bëhet me dije se efektivja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor, i cili po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/a.r