Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Krujë, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë-Krujë, ku një automjet ka goditur një këmbësor, që dyshohet se ishte roje në një biznes privat.
Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa pas përplasjes, trupi është goditur edhe nga automjetet e tjera në rrugë, që nuk e kanë e parë.
Nuk dihen ende të tjera detaje për ngjarjen e rëndë, ndërsa shoferi i automjetit që e goditi fillimisht, u largua nga vendngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/b.h