Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Dibër në vendin e quajtur “Kuben”.
Viktima është ende i paidentifikuar, thotë policia.
Ndërsa shoferi i mjetit, 69-vjeçari me iniciale H.V., është arrestuar nga policia. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.
/a.r











