Një person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme.
Një automjet përplasi këmbësorin A.R., 53 vjeç duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
I plagosuri për shkak të dëmtimeve të marra u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë ish-Kombinatit të Tekstileve.
Aktualisht policia po punon për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur, ndërkohë që autori i ngjarjes është larguar pak pas përplasjes,duke mos i ardhur në ndihmë të lënduarit.
a.ç