Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë mesditës së sotme.
Rreth orës 11:50, në aksin rrugor Milot-Tiranë, tek ‘Mbikalimi i Patokut’, automjeti tip ‘Audi’ me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me një motoçokletë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i mjetit shtetasin Gjok Ndoka, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak për përplasjen është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti.
g.kosovari