Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure tek kthesa e Kamzës. Sipas policisë, një mjet me drejtues shtetasin G.I. ka përplasur këmbësoren me iniciale L.A.
Si pasojë e përplasjes, 59-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.02.2022, te Kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin G. I., ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. A., 59 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit shtetasja L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
g.kosovari