Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në Kamëz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orë 17:30 tek “Bulevardi Blu”.
Mësohet se si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë një këmbësore rreth 35 vjeçe.
Sipas mediave informative, të renë e ka përplasur një automjet, që drejtohej nga një grua. /e.s/











