Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur paraditen e së hënës në Elbasan.
Një makinë ka përplasur dy kalimtarë tek rreth-rrotullimi i Metalurgjisë, njëri prej të cilëve ka humbur jetën.
Kalimtari tjetër është dërguar në spital, por nuk dihet ende nëse është në rrezik për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
a.ç