Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Beratit. Mësohet se një 60-vjeçar që udhëtonte me biçikletë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tip “Benz”.
60-vjeçari E.H u përplas fort dhe përfundoi i rrëzuar në rrugë.
Menjëherë pas aksidentit, i plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
60-vjeçari ka pësuar disa fraktura dhe shembje në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se shkak për këtë aksident është bërë drejtuesi i biçikletës,i cili ka humbur kontrollin dhe i ka rënë nga pas automjetit tip “Benz” me targa AA 888, që drejtohej nga një femër.
/a.r