Një aksident rrugor me pasojë plagosjen në gjendje të rëndë të një infermieri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se Halil Ajredini, 45 vjeç me profesion infermier në burgun e Zaharisë, është përplasur nga një automjet, teksa po udhëtonte me motorin e tij.
Për pasojë ai ka mbetur i plagosur, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Krujës ku mësohe tse është në gjendje të rëndë.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /b.d