Më 19 Shtator, në rrugën Rrogozhinë-Kavajë një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Viktima u identifikua si shtetasi N.K 69 vjec. “Harta dixhitale e aksidenteve” ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, videon ku tregon aksidentin.
Pamjet janë shokuese, por dhe Faqja ne Facebook e Hartës Dixhitale i sjell pamjet për sensibizilim për kalimtarët që të mendohen dy herë para se të kalojnë rrugën.
“Kjo është video e aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në qytetin e Kavajës ku humbi jetën tragjikisht një kalimtar”, shkruhet në përshkrimin e aksidentit të rëndë.
Por banorët e fshatit Vorozen kanë ngritur shqetësimin e mungesës së mbikalimit, duke i detyruar ata që të kalojnë mes rrugës.
Në lidhje me këtë aks rrugor banorët e fshatit Vorozen kanë ngritur shqetësimin e mungesës së mbikalimit, duke i detyruar ata që të kalojnë mes rrugës./shqiptarja.com/a.k










