Teksa po përshkronte aksin rrugor Vlorë-Novoselë, një automjet ka marrë flakë në ecje.
Shoferi i mjetit Benz fatmirësisht ka shpëtuar nga flakët duke dalë menjëherë nga makina. Makina nuk ka patur “fatin” e drejtuesit të saj pasi është shkrumbuar e tëra nga flakët.
Pak minuta më vonë në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja dhe policia. Zjarrfikësit kanë shuar flakët, ndërsa policia në bazë të hetimeve paraprake shprehet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. /b.d











