Një automjet tip ‘Golf IV’ me targa AA 290 KN ka shpërthyer në flakë orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit., teksa ishte në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit, ndërsa vendi ku automjeti ka marrë flakë është pranë selisë së PD në qarkun e Elbasanit.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrin por fatmirësisht nga flakët nuk ka patur persona të plagosur, pasi drejtesi i mjetit ka mundur të dalë në kohë nga makina. Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëhërë një makinë zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve. /e.s/