Makina me shpejtësi nuk ndalet, merr përpara policin e Rrugores

Një polic i qarkullimit rrugor të Korcës ka mbetur i plagosur në një aksident automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Maliq – Korcë në afërsi të kryqëzimit të fshatit Lumalas. Burime nga policia rrugore bëjnë me dije se polici i sektorit rrugor ka qënë në shërbim në momentin e aksidentit.

Të njëjtat burime thanë se E. Ç në momentin e aksidentit ka qënë duke kontrolluar një mjet kur është përplasur nga një tjetër automjet që po lëvizte me shpejtësi.

Nga goditja polici i qarkullimit rrugor ka pësuar frakturë në njërën nga këmbët dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Korcës.

Policia ka ndaluar dtejtuesin e mjetit me iniciale Xh.A i cili ndodhet në Komisariatin e Korcës dhe po pyetet për rrethanat e këtij aksidenti.

Duhet thënë se të gjitha kryqëzimet e aksit nacional Kapshticë – Pogradec janë pa ndriçim, cka i bën këto kryqëzime tepër të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve dhe për kalimatarët , përfshirë këtu edhe punonjësit e policisë. Vizion+

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.