Policia e Ankonës arrestoi një 27-vjeçar shqiptar për trafik droge. I riu shqiptar që qëndronte ilegalisht në shtetin italian, ndërkohë që ishte munduar që përmes makinave me qira të kryente punën e tij të shpërndarjes së ‘mallit’.
Gjatë kontrollit në makinën e radhës që kishte marrë me qira, shqiptarit iu gjet para dhe 1 kg kokainë e pastër. Ndërkohë, policia zbuloi drogë dhe banjën e një dhome të vogël që shqiptari kishte marrë me qira, ndërkohë që makina e tij ishte parkuar shumë larg rezidencës.
Nga kontrollet brenda dhomës së banesës u zbuluan edhe 130 doza kokaine të fshehura pas tualetit. Po ashtu u sekuestruan dhe 1800 euro, të cilat konsiderohen të ardhura nga veprimtaria e trafikut të drogës, përballë faktit se i riu nuk ushtron asnjë aktivitet pune. I riu shqiptar u arrestua dhe u vendos në burgun Montacuto.
/s.f