• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Makina me 1 timon’, Tahiri i përgjigjet Petrit Vasilit

by Java News
01/06/2017 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri, shoqëruar nga kreu i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj gjatë një takimi me banorë të njësisë numër 7 dhe 11, replikoi në distancë me kryetarin e LSI, Petrit Vasili.

Sipas Saimir Tahirit gjatë katër viteve të qeverisjes ka pasur shumë shkopinj nën rrota dhe për këtë Partia Socialiste kandidon në zgjedhje me aleatin e  vetëm, qytetarët e Shqipërisë.
 
”Dëgjova Petrit Vasilin që thoshte se është tahma e madhe të imagjinosh një makinë me një timon.
 
Unë nuk e di pse i shkon mendja te tahmaja në fakt. Unë e quaj përgjegjësi, atij i shkon mendja te tahmaja, është puna e vet.
 
Por të kesh mundësinë të qeverisësh këtë vend për shqiptarët, pa i zënë sytë me sherre, me shamata, nuk është tahma, është përgjegjësi.
 
Dhe kjo është përgjegjësia jonë, e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës përballë çdo shqiptari që me të drejtë kërkon më shumë punë prej nesh’’, theksoi Tahiri, gjatë prezantimit të kandidatëve Vasilika Hysi dhe Rakip Suli.

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili reagoi dje pas deklaratave të Tahirit, që shprehu dëshirën për të qeverisur të vetëm duke thënë se duan të drejtojnë një makinë me një timon.

Vasili për t’i kthyer përgjigje PS kujton referendumin e vitit 1994 për Kushtetutën.  “Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994” shprehet ai në faqen e tij në Facebook.

Ndërsa gjatë takimit, kryetari  Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj pohoi se propozimi i opozitës për një ‘’Republikë të Re’’ nuk mund të qëndrojë, pasi ajo përfaqësohet nga Lulzim Basha i cili gjatë katër viteve që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës nuk bëri asgjë.

‘’Para se t’ju vijnë deputetët e radhës të PD-së që s’kanë bërë asnjë punë dhe duhet të vijnë të tjerë se nuk kanë mbajtur llafin ata të tjerët, para se të vijnë, shiheni pak ekipin e tyre.
 
Ekipi ynë është: Edi Rama që bëri Tiranën dhe sot po bën Shqipërinë. Ekipi i tyre është Lulzim Basha dhe Sali Berisha që shkatërruan Tiranën dhe Shqipërinë’’, tha kyebashkiaku i Tiranës.

Duke u ndalur te reformat e ndërmarra gjatë këtyre viteve ish-ministri Tahiri shtoi se shumë është bërë, por akoma më shumë punë duhet bërë ndaj vota duhet të shkojë për Partinë Socialiste në 25 Qershor.

‘’Ka shumë gjasa që këtu ka njerëz që thonë: Ok, keni bërë shumë punë për legalizimet. Po ka shumë gjasë që këtu të ketë akoma njerëz të tjerë që thonë duhet të bëni akoma më shumë punë për legalizimet.
 
Unë e di që ajo shtëpia aty ku janë ato zonjat nuk i është bërë legalizimi. Edhe ku është ai djali, atje në kat të dytë nuk është bërë ende legalizimi. Ju përshëndes të dyve. Kini besim te ne dhe te Partia Socialiste. Shumë shpejt do bëhet legalizimi edhe për ju. Sepse qeveria jonë, e Partisë Socialiste dhe Edi Rama në katër vitet e ardhshme do t’i mbyllë legalizimet në çdo cep të Tiranës dhe në çdo cep të Shqipërisë’’, shtoi ndër të tjera Tahiri.

Kryebashkiaku  Veliaj ndërkohë ftoi të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve të tyre politike të votojnë Partinë Socialiste, pasi investimet e bëra në këto vite nga bashkia janë në shërbim të qytetarëve përtej bindjeve partiake.

‘’Ne nuk do humbasim asnjë moment që deri në datën 25 Qershor çdo votë edhe e demokratëve të shkojë për Partinë Socialiste.
 
Ju mund të thoni: si mund të shkojë një votë e demokratëve për Partinë Socialiste? Ua them unë si: takojini komshinjtë demokratë dhe u thoni, a i shërbejnë njësoj edhe kalamajve demokratë edhe të socialistëve te ajo çerdhe?
 
A i shërbejnë njësoj edhe kalamajve të demokratëve edhe socialistëve te ai kopësht? A i ndërtojnë njësoj lodrat edhe për kalamajtë e demokratëve dhe të socialistëve?
 
A e bëmë sapo, gjithë bllokun e Doganave rehabilitim total me ujësjellës, me kanalizime me asfalt, me ndriçim, me gjelbërim edhe për demokratët edhe për socialistët?’’ nënvizoi Veliaj.

Fjala e Tahirit dhe Veliajt
Saimir Tahiri: Sot dëgjova Petrit Vasilin që thoshte se është tahma e madhe të imagjinosh një makinë me një timon. Unë nuk e di pse i shkon medja te tahmaja në fakt. Unë e quaj përgjegjësi, atij i shkon mendja te tahmaja, është puna e vet. Por të kesh mundësinë të qeverisësh këtë vend për shqiptarët, pa i zënë sytë me sherre, me shamata, nuk është tahma. Është përgjegjësi. Dhe kjo është përgjegjësia jonë, e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës përballë çdo shqiptari që me të drejtë kërkon më shumë punë prej nesh.

Ka shumë gjasa që këtu ka njerëz që thonë: Ok, keni bërë shumë punë për legalizimet. Po ka shumë gjasë që këtu të ketë akoma njerëz të tjerë që thonë duhet të bëni akoma më shumë punë për legalizimet. Unë e di që ajo shtëpia aty ku janë ato zonjat nuk i është bërë legalizimi. Edhe ku është ai djali, atje në kat të dytë nuk është bërë ende legalizimi. Ju përshëndes të dyve. Kini besim te ne dhe te Partia Socialiste. Shumë shpejt do bëhet legalizimi edhe për ju. Sepse qeveria jonë, e Partisë Socialiste dhe Edi Rama në katër vitet e ardhshme do t’i mbyllë legalizimet në çdo cep të Tiranës dhe në çdo cep të Shqipërisë.

Një kandidat për kryeministër që është Lulzim Basha, mund të ketë ende demokratë se nuk po them qytetarë normalë nga ata që kanë votuar Partinë Socialiste apo partitë e tjera; demokrat, që mund të besojë se Lulzim Basha mund të bëhet kryeministër? Ai nuk ka hallin të bëhet kryeministër dhe as të fitojë zgjedhjet. Ai do të legalizojë shtëpinë e vet. Ne kemi hallin të legalizojmë shtëpinë e atij zotërisë, e asaj zonjës, të legalizojmë shtëpitë në çdo cep të Tiranës. Ai ka hallin të legalizojë partinë. Le të merret me partinë e vet. Ne duam të merremi me qytetarët.

Erion Veliaj: Para se t’ju vijnë deputetët e radhës të PD-së që s’kanë bërë asnjë punë dhe duhet të vijnë të tjerë se nuk kanë mbajtur llafin ata të tjerët. Para se të vijnë shiheni pak ekipin e tyre. Ekipi ynë është: Edi Rama që bëri Tiranën dhe sot po bën Shqipërinë. Ekipi i tyre është Lulzim Basha dhe Sali Berisha që shkatërruan Tiranën dhe Shqipërinë.
Kemi nga sot 25 ditë fiks të shkojmë të çfarëdo lloj banori le të jetë më PD-në, mjafton që të hapin sytë dhe të shikojnë sesi po ndryshon Tirana për t’i thënë: lëre mo vëlla Partinë hajde shohim punën dhe t’ia japim votat Partisë Socialiste që është ekipi ynë i punës.

Ne nuk do humbasim asnjë moment që deri në datën 25 Qershor çdo votë edhe e demokratëve të shkojë për Partinë Socialiste. Ju mund të thoni: si mund të shkojë një votë e demokratëve për Partinë Socialiste? Ua them unë si: takojini komshinjtë demokratë dhe u thoni, a i shërbejnë njësoj edhe kalamajve demokartë edhe të socialistëve te ajo çerdhe? A i shërbejnë njësoj edhe kalamajve të demokratëve edhe socialistëve te ai kopsht? A i ndërtojnë njësoj lodrat edhe për kalamajtë e demokratëve dhe të socialistëve? A e bëmë sapo, gjithë bllokun e doganave rehabilitim total me ujësjellës, me kanalizime me asfalt, me ndriçim, me gjelbërim edhe për demokratët edhe për socialistët?

a.ç

 

Next Post
Lajm i mirë/BE dhe Kina arrijnë Marrëveshjen e Parisit për Klimën

Lajm i mirë/BE dhe Kina arrijnë Marrëveshjen e Parisit për Klimën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

January 14, 2026
Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

Gjin Gjoni: Ja tre faktorët që e shtyjnë opozitën drejt qeverisë teknike

January 14, 2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt Fierit

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt Fierit

January 14, 2026
“Operojnë nga Ekuadori”, Venezuela zbulon dy raste ku u godit mafia shqiptare: U kapën 6850 kg drogë

“Operojnë nga Ekuadori”, Venezuela zbulon dy raste ku u godit mafia shqiptare: U kapën 6850 kg drogë

January 14, 2026
SHBA ofrojnë 700 miliardë dollarë për blerjen e Groenlandës, por pak amerikanë e mbështesin

SHBA ofrojnë 700 miliardë dollarë për blerjen e Groenlandës, por pak amerikanë e mbështesin

January 14, 2026
Fjalori i gjuhës shqipe pasurohet me 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish

Fjalori i gjuhës shqipe pasurohet me 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish

January 14, 2026
“Po merrte informacione sekrete nga Pentagoni”, FBI kontrollon shtëpinë gazetares së Washington Post

“Po merrte informacione sekrete nga Pentagoni”, FBI kontrollon shtëpinë gazetares së Washington Post

January 14, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

LDK duhet të pyesë veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?

January 14, 2026
“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

January 14, 2026
“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In