Një aksident ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku një i mitur është përplasur nga një mjet i ‘Breçani Security’.
Shoferi 46-vjeçar ka qenë duke drejtuar një mjet tip “Fiat”, që merret me transportimin e vlerave monetare, ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë automjeti ka aksidentuar një fëmijë të mitur.
I mituri po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen hetimet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/f.s