Sali Berisha kishte mbledhur disa njerëz me në krye Sali Lushajn, për ta pritur para Kuvendit, për të krijuar idenë se ka mbështetjen e demokratëve.
Interesant ishte fakti se makinës së tij i hidhnin lule sipër dhe të krijohej ideja se ishte një kortezh mortor.
Kjo gjë është komentuar dhe nga gazetari Mero Baze.
“Duke parë Berishën e përcjellë nga Sali Lusha për në Kuvend nën thirrjet “Basha Ik” disa prej tyre hidhnin lule mbi veturën e Berishës.
Kamera që e filmonte nga lart të jepte imazhin e nje makine arkivoli që po nisej.
Dhe s’di pse mu kujtua arkivoli i Azemit. Shtator është”, shkruan Baze.
/a.r