Kjo është një nga armët e krimit të përdorura në vrasjen e 40-vjeçarit Entjan Nikulaj mbrëmjen e së shtunës, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Arma tip kallashnikov u gjet brenda makinës së djegur tip BMW në afërsi të aeroportit të Rinasit. Në këtë mjet ishte dhe një kallashnikov i dytë.
Makina është përdorur nga ekzekutorët e Entjan Nikulaj, të cilët pasi hapën zjarri me breshëri ndaj 40-vjeçarit që udhëtonte me automjet, u larguan me shpejtësi dhe braktisën mjetin pranë aeroportit të Rinasit, ku dhe i vendosën flakën.
Hetuesit besojnë se kanë qenë 3 persona pjesëmarrës në krim, të cilët më pas dyshohet të jenë ndihmuar nga një tjetër pasi dogjën mjetin.
Grupi hetimor është fokusuar kryesisht në pistën e gjakmarrjes.
/a.r