Një aksident i rëndë, është shënuar ditën e sotme, me pasojë tre të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:45, në aksin rrugorë Vlorë- Kotë, në afërsi të fshatit Sherisht.
Një automjet tip “Mercedes Benz” me targë VL 8748 B, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar tre persona.
Për pasojë njëRI prej tyre ndodhen në sallën e reanimacionit të spitalit të Vlorë.
Aktualisht po punohet për identifikimin e tyre.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /b.d

