Një aksident është shënuar dhe në Bulqizë mëngjesin e sotëm. Policia bën me dije përmes njoftimit zyrtar se një automjet tip “Golf” ka dalë nga rruga, e për pasojë është lënduar një këmbësor i cili tashmë ndodhet në spital.
Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 09:40 në njësinë administrative Shupenzë shtetasi L.C., duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.M., (këmbësor), i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thotë policia.
/a.r