Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit.
Policia bën me dije se drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit duke bërë që ky i fundit të dalë nga rruga.
Shoferi është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 19:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, shtetasi A. Xh., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi A. Xh. është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/e.d