Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin Berat-Lushnje, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Kuçit”. Një automjet ka dalë nga rruga, teksa dyshimet paraprake të bëjnë të mendosh si shkak i tërrenit të lagësht dhe mungesës së sinjalistikës.
Brenda automjetit ndodheshin dy persona, të cilët kanë mbetur të plagosur e që janë shoqëruar më pas për ndihmën e shpejtë në spital. Policia, gjithsesi ka shkuar në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
ma.me/javanews.al