Një aksident i frikshëm ka ndodhur pranë Gramshit, ku një automjet ka rënë në liqenin e Banjës.
Ndërhyrja e menjëhershme e ekipeve zjarrfikëse të Gramshit ka shpëtuar drejtuesin e mjetit, i cili përfundoi në liqen teksa ra nga ura.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore.











