Në autostradën Shkup – Veles sot në orën 11:20 minuta një automjet “Hjundai” me targa të Velesit ka rënë në humnerë para tunelit të parë prej dy tuneleve, ku për pasojë humbi jetën 38-vjeçari B.M. nga Velesi.
Ivica Ilievski nga MPB deklaroi se policia informacionin e ka marrë nga Shërbimi për Ndihmë Mjekësore e cili i pari ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pas çfarë edhe ekipi i SPB Veles i cili ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes, në të cilin ka një të vdekur, raporton Express.
Nga NJTZ Veles sqarojnë se ata kanë mbërritur në vendin e ngjarjes rreth orës 12 dhe e kanë nxjerrë të pësuarin, i cili ka qenë i vdekur. Ekipet mjekësore kanë konstatuar se i pësuari ka vdekur në vendin e ngjarjes. /e.s/











