Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gramsh në afërsi të fshatit Banjë.
Një automjet me targa me targa AA 245 KZ i drejtuar nga një punonjës i komisariatit të policisë së Cërrikut D.M 41 vjeç ka dalë nga rruga duke u rrokullisur rreth 40 metra dhe më pas është përfshirë nga flakët.
Drejtuesi i mjetit është transportuar për në spitalin rajonal të Elbasanit, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.