Një automjet tip Ford Focus ka përfunduar nga ujërat e lumit Drin mëngjesin e sotëm. Policia e Shkodrës ka ngritur dyshimet se në të ndodhen të paktën dy persona.
Sipas informacioneve të para, makina ka dalë nga rruga pranë urës së Bahçallëkut duke rënënë lumë.
Forcat e policisë dhe autoambulancat ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që polumbarët e RENEA-s janë nisur nga Tirana drejt Shkodrës. /b.d